Fier – Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve në qytetin e Fierit

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve në qytetin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 16 vjeç, banues në Drizë, pasi është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

Në lagjen “Apollonia” ka vjedhur portofolin e shtetases S. S., brenda së cilit kishte 20.000 lekë.

Në lagjen “Kastriot” ka vjedhur portofolin e shtetases R. L., brenda së cilit kishte 7.000 lekë dhe 1 palë vath floriri.

Në lagjen “1 Maji” ka vjedhur shumën prej 30.000 lekësh në farmacinë e shtetases J. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
——–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 37 vjeç, banues në Lushnjë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar babain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.