Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen 12 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L. B., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.