Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”.
Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.