Fier – Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së celularëve që dyshohet se janë të kontrabanduar në vendin tonë

Fier

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së celularëve që dyshohet se janë të kontrabanduar në vendin tonë.

Procedohet penalisht pronari i dyqanit në Fier, ku u gjetën celularët.

Sekuestrohen 15 celularë të dyshuar të kontrabanduar, me vlerë rreth 1 200 000 lekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, nga kontrollet në subjekte të ndryshme ekonomike, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shiteshin celularë pa fatura.

Për këtë paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjetën në dyqanin në pronësi të 46-vjeçarit, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 celularë të dyshuar të kontrabanduar, me vlerë rreth 1 200 000 lekë. Celularët ishin të papajisur me faturat për origjinën dhe me faturat tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️