DVP Korçë/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit Leonardo Malollari, 35 vjeç, banues në Korçë, i ekstraduar nga Greqia, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

N. R., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ka goditur me grushte një 57-vjeçar, për motive të dobëta;

E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi më datë 12.11.2023, ka thyer me mjete të forta pasqyrën dhe i ka dëmtuar targat e automjetit një 25-vjeçari, si dhe ka djegur me zjarr verandën e dyqanit të një 53-vjeçari, në fshatin Rëmenj. Nga verifikimet e kryera rezulton se 29-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.