Fier – Efektivët e Policisë Rrugore, orë sensibilizuese me nxënësit e shkollave në zonat rurale

Vijon sensibilizimi nga Policia Rrugore edhe në shkollat që ndodhen në zonat rurale.

Efektivët e Policisë Rrugore kanë zhvilluar orë mësimore me nxënësit e shkollave 9-vjeçare edhe në zonat rurale për rregullat e qarkullimit rrugor dhe njohjen e sinjalistikës rrugore.👨🏻✈🚓🚦🚏📝

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore nga të gjithë përdoruesit e rrugës, edukimi fillon që në bankat e shkollës dhe së bashku sensibilizojmë të gjithë shoqërinë.⛔🚷🚳🛣

Gjatë orëve mësimore u shpjeguan me gjuhën e fëmijëve rregullat e qarkullimit rrugor, si edhe u tregua me veprime praktike se si të veprojnë kur janë këmbësorë apo pasagjerë.🚶🏼♀🚸🧍🏻♂

Nxënësit, së bashku me punonjësit e Policisë Rrugore shpërndanë fletëpalosje udhëzuese për sigurinë rrugore dhe sensibilizuan drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.👩🏻✈🎓🤝🗣👥

#SiguriaJuajPrioritetiYnë
#DVPFierPranëJush
#TëGjithëBashkëPërTëQenëMëTëSigurt