Elbasan – Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit, arrestohet në flagrancë 16 vjeçari.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ” MOTOÇIKLETA”.

Sekuestrohen në cilësinë e provave materiale një motoçikletë dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave.

Në vijim të punës për parandalimin , zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirë-organizuar, kanë finalizuar me sukses operacion “MOTOÇIKLETA”, në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

• R.P., 16 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ” 28 Nëntori” Elbasan, ka tentuar të vidhte një motoçiklet të parkuar në rrugë, por është pikasur nga shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera, pasi
në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje të motoçikletave në qytetin e Elbasanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale : një motoçiklet dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.