Elbasan – Vodhi një shumë parash në një lokal, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

Elbasan

Vodhi një shumë parash në një lokal, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi K. B., 66 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në arkën e një lokali, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, një shumë parash, e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për një shtetas 17 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 16-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.