Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
– Xh. Ç., 47 vjeç për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin K. Gj.;
– A. B., dhe K. D., për veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, pasi në ambjentet e lokaleve të marra në përdorim nga ana e tyre, gjatë kontrollit të ushtruar, këtyre shtetasve i është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparat celular me programe për organizimin dhe vendosjen e llotarive sportive.;
– N. H., 46 vjeç për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. Ç.;
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.