DVP Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. L., 40 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-S. F., 40 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këta specialistë u kap dhe u ndalua shtetasi E. H., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.