Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh ndaluan për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në fshatin Tunjë, Gramsh, pasi në bashkëpunim me shtetasin E. L., (i arrestuar më parë), janë autorë të 2 vjedhjeve, konkretisht:

-Më datë 17.09.2021, në Gramsh, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit E. Zh.;

-Më datë 16.02.2022, në Gramsh, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa produkte, në dyqanin e shtetases L. K.
– – –
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

-B. T., 58 vjeç, banues në fshatin Polis, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po kryente punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

-E. H., 27 vjeç dhe P. H., 34 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive pronësie kanë kanosur me sende të forta shtetasin I. H.
– – –
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.