Elbasan / Takim për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e sigurisë në shkolla

Elbasan / Takim për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e sigurisë në shkolla ‍♂️‍♀️

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për marrjen e masave për rritjen e sigurisë në shkolla, Shefi i Komisariatit të Policisë Elbasan, Kryekomisar Oltion Demiraj, zhvilloi një takim pune me oficerët e sigurisë në shkolla dhe koordinatoren e Policimit në Komunitet.

Në takim morën pjesë oficerët e sigurisë në shkolla, përfaqësues të Policimit në Komunitet, si dhe punonjës të Policisë të angazhuar për sigurinë në institucionet arsimore.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe institucioneve arsimore, me fokus parandalimin e rasteve të dhunës, bullizmit dhe fenomeneve të tjera negative që cenojnë sigurinë në ambientet shkollore.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e rolit të oficerëve të sigurisë, bashkëpunimi me stafin pedagogjik dhe prindërit, si dhe reagimi në kohë ndaj çdo problematike që lidhet me sigurinë e nxënësve.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar për garantimin e një ambienti sa më të sigurt dhe të qetë për nxënësit dhe komunitetin.

#PoliciShkollë ‍♂️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt