Elbasan/Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, ndëshkohen me masa administrative, 2 drejtues mjetesh

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në lidhje me dy raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të konstatuara njëri nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe tjetri nga denoncimi i një qytetari, informojmë se:

Specialistët e Policisë Rrugore Elbasan, pas verifikimeve të kryera, kanë identifikuar drejtuesit e automjeteve dhe kanë marrë masat administrative përkatëse për shkeljet e konstatuara.
Konkretisht:

-është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit, shtetasin F. L., i cili ka kryer parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

-është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesen e automjetit, shtetasen H. A., e cila ka kryer parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon qytetarët për denoncimet dhe bashkëpunimin me Policinë, duke vlerësuar kontributin e tyre në evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se çdo denoncim do të verifikohet dhe trajtohet me përparësi, në përputhje me ligjin.