📌Si të veproj për të qenë i sigurt në rrugë🤔⁉
Mos vrapo në rrugë! 🏃
Mos përdor biçikletën pa kaskë!🚲🏍
Mos kalo rrugën në kthesë!
Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit!
Mos përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit!📱
Me këto këshilla dhe shumë të tjera, punonjësit e Policisë së qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Europa”, në fshatin Katund i Ri, Elbasan kanë vijuar takimet sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për gjithë përdoruesit e rrugës, duke filluar nga nxënësit e shkollave, të cilët sot janë këmbësorë, por nesër do të jenë drejtues mjetesh, pasi nëpërmjet tyre ndërgjegjësojnë të gjithë bashkëmoshatarët, por edhe drejtuesit e mjeteve.
Nxënësit, të veshur si punonjës policie, kanë shpërndarë fletëpalosje për drejtuesit e mjeteve duke i këshilluar që të zbatojnë me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor, për një ambient të sigurt për të gjithë.
Këto bashkëbisedime për sigurinë rrugore do të vijojnë në të gjitha shkollat e qarkut Elbasan.