Elbasan-Procedohen penalisht për shpërdorim detyre 3 Inspektorë, pranë ISHSH, dega Elbasan

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

• H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ( kryeinspektor), pranë ISHSH , dega Elbasan.

• E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë ( Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.

• A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.

Procedim ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 11.11.2019, në kuadër të kontrollit anti-duhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u procedua penalisht shtetasi: G.P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit që e kishte në përdorim ushtronte aktivitetin të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i cili dyshohet me atë tij zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.


Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi: H.K., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.