Elbasan
Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrollet në të gjitha akset urbane dhe rurale, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Kontrolle të pandërprera janë përqendruar në drejtim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, të personave që drejtojnë automjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.
Gjatë orëve të fundit nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. T., banues në Pogradec, pasi në rrugën e fshatit Katjel, Librazhd, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që ndodheshin në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën
• A. M., banues në Cërrik, u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
• H. Ç., banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Po në vijim të masave të mara nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë javës që kaloi, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi nga këto:
6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
4 për shpejtësi tej normave të lejuara
5 për drejtim mjeti në sens të kundërt.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.
Janë vendosur gjithsej 800 masa administrative nga këto:
50 për mospërdorim të rripit të sigurimit
100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
30 për parakalim të gabuar.
620 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.