Elbasan
Ndezi zjarr për djegien e barishteve, në tokën që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore, Policia identifikon dhe vë në pranga 51-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, ditën e djeshme, sapo janë njoftuar për një vatër zjarri, në lagjen “5 Maji”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë nisur verifikimet për rastin.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi A. B. dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barishteve, në pronën që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me pemë frutore.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
tëvendosurkundërkrimit✅
nëçdoskajtëvendit🇦🇱
nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
denonconë112📞 ✅



