Elbasan – Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë nga Policia 25-vjeçari .

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë, u bë i mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin.

Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.