Durrës – Policia Rrugore vijon zbatimin e planit të masave për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

Gjatë fundjavës Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, 7 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 shtetas drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 1341 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të cilat:

-Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 48 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 64 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 426 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 368 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.