Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në ngarkim të shtetasit K. B., 19 vjeç, banues në fshatin Funares, Librazhd, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
—
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit E. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej” Elbasan, për veprat penale “Kanosja” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në aparatin celular të shtetasit E. K. janë gjetur programe për lojëra fati.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.