Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt “.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-M. H., dhe Xh. H., banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” pasi në fshatin Bradashesh, për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin, A. H.;
-R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Çelhakaj Peqin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka përdorur dhunë psikollogjike ndaj bashkëshortes shtetases I. Ç.;
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.