Komisariati i Policisë Sarandë
Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë dhurojnë gjak.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhuruar gjak.
Kjo nismë humane synon të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për gjak në spitalet e zonës, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Policia e Shtetit është gjithmonë në shërbim të njerëzve, jo vetëm për garantimin e sigurisë, por edhe në anën humane.