DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale ndërtimi, në banesën e një shtetasi, në lagjen “Isa Boletini”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka dëmtuar automjetin e një shtetasi, në Ksamil, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.