Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Delvinë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datën 12.07.2022, ka kallëzuar shtetasja A. B., se në shkollën 9-vjeçare “Marigo Posio”, janë vjedhur disa mjete mësimore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
– – –
Rreth orës 08:05, në aksin rrugor Vlorë-Kaninë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.