Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin G. Xh., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 41 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 48 vjeç, pasi është konstatuar, në lagjen “1 Maji” Vlorë, duke bërë punime ndërtimi, në shkelje me kushtet e lejes së dhënë nga organet kompetente.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi më datën 19.08.2022, ka kallëzuar shtetasi S. J., 69 vjeç, se në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, kanë tentuar ti vjedhin, një shumë parash që mbante me vete. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Orikum, duke drejtuar automjetin, aksidentoi një fëmijë 8 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjeksësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.