DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një sipërfaqe toke.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 33 vjeç dhe K. Ç., 44 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar dy objekte, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

– – – – –

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të “Plazhit të Vjetër”, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det.

Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.