Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Jonufër”, ka aksidentuar shtetasen H. Sh., 58 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.