Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, për shtetasit O. Sh., 38 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, pasi kanë ndërtuar dy platforma në det, në formën e molit, pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatrërrimi i pronës”, pasi gjatë natës, në lagjen nr.4, është konstatuar i thyer xhami i një automjeti, në pronësi të shtetasit L. P. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen S. B., 26 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi duke drejtuar automjeti, ka aksidentuar shtetasin R. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.