DVP Vlorë
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 23 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, të banues në fshatin Novoselë, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.
Rreth 10:30, në aksin rrugor “Vlorë-Babicë e Madhe”, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 45 vjeç, ka përplasur shtetasen L. P., 49 vjeçe, këmbësore, e cila po merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 12:15, në fshatin Caush, në një rrugë dytësore, në argjinaturën e lumit Bistrica, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, shtetasi çek M. B., 36 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar. 36-vjeçari po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.