Lushnjë/Vodhi steka cigareje në një supermarket, identifikohet dhe arrestohet 30-vjeçari

Lushnjë/Vodhi steka cigareje në një supermarket, identifikohet dhe arrestohet 30 vjeçari.

Pas një njoftimi të marrë nga salla operative se në orët e para të mëngjesit, një person i paidentifikuar ishte futur nga dritarja në një supermarket dhe kishte vjedhur disa steka cigaresh, shërbimet e Komisariatit të Lushnjës vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas rezulton të ketë vjedhur 5 steka me cigare në supermarket.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.