DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetaseje, në lagjen “Partizani”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim J. C., 57 vjeç, banues në Delvinë, pasi në muajn tetor, dyshohet se ka dëmtuar 70 pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.