Dibër/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, një procedohet penalisht dhe vijon puna për kapjen e një tjetri

Dibër/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, një procedohet penalisht dhe vijon puna për kapjen e një tjetri.

✅Shiste doza canabisi, në qytetin e Peshkopisë, vijon puna për kapjen e 20-vjeçari. Sekuestrohen doza canabisi gati për shitje.

✅Procedohet penalisht një 34-vjeçar, në Bulqizë, pasi në mjetin e tij i’u gjet një sasi canabisi.

✅Arrestohen dy drejtues mjetesh pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të saj, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, kanë evidentuar dhe goditur dy raste.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Peshkopi.

20-vjeçari, sapo ka parë që po i afroheshin shërbimet e Policisë, brenda një lagjeje në qytetin e Peshkopisë, ka futur dozat me canabis brenda në mjetin e tij dhe më pas është larguar me vrap, duke përfituar dhe nga terreni.

Gjatë kontrollit në mjetin e 20-vjeçarit, i’u gjetën dhe sekuestruan disa doza canabisi të gatshme për shitje.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.S., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e këtij shtetasi i’u gjet dhe sekuestrua një sasi canabisi.

-Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasit : E.N., 37 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, dhe R.K., 51 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.