DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me një shtetas 13 vjeç, për të cilin ka nisur procedimi penal, ka vjedhur shuma parash, në banesën dhe në dyqanin e shtetasit Q. B.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”, në lagjen “Hajro Çakërri”, janë konstatuar dy varre të dëmtuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.