Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 58 vjeç, banues në Fier, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F. G., 68 vjeç, banues në Vlorë, se 58-vjeçari e ka mashtruar duke mos zbatuar kontratën për kalimin e pronësisë dhe të drejtat mbi pasuritë, për 3 apartamente dhe 1 dyqan, në Vlorë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. I., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për ish-bashkëshorten e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. L., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-L. A., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapurduke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – – –
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.