DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit T. Y., 16 vjeç dhe F. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur 2 kondicionerë, në lagjen “Pavarësia”, të cilët më pas dyshohet se i ka blerë shtetasi S. M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Për shtetasin S. M. ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në fabrikën që ai menaxhon, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga mjeti i punës (pirun), shtetasi Y. M., 57 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se do t’i rregullonte automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.