Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. D., 20 vjeç dhe N. M., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit K. D., u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se ia ka blerë shtetasit N. M.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë sportive që e posedonte pa leje.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 46 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në Sarandë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. R., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin N. Sh., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Po nga nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. O., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Sot, në vendin e quajtur “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. K., rreth 76 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
—
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.