Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri çifte, të cilën e posedonte me leje, shtetasin B. H., 37 vjeç, si dhe i ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. Q., 58 vjeç, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasen D. E., 40 vjeç, banuese në Tiranë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pas kallëzimit të shtetases O. Ç., 32 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konstatuar automjetin e saj, të dëmtuar me sende të forta, në një parkim, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në aksident me dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.