DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekueatruar një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim Xh. G., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.