DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte motomjetin, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me posojë dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.