DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Selenicë, pasi ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Sarandë arrestuan shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Ksamil, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.


Sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.