Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, në lagjen “Partizani”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-R. Z., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-S. B., 64 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konsipol, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.