DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. H., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kantieri ndërtimi dhe A. A., 55 vjeç, me detyrë inxhinier në këtë subjekt, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. I., 50 vjeç dhe M. B., 52 vjeç, shoferë të këtij subjekti, pasi dyshohet se kanë hedhur mbetje inerte, jashtë vendit të përcaktuar nga organet kompetente, në Dhërmi.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. S., 50 vjeç, me detyrë drejtor i një tjetër kantieri dhe K. K., 33 vjeç, me detyrë inxhinier inxhinier në këtë subjekt, pasi dyshohet se kanë hedhur mbetje inerte, jashtë vendit të përcaktuar nga organet kompetente, në Dhërmi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. K., 29 vjeç, banues në Orikum, se dy shtetas, duke e mashtruar, i kishin vjedhur një shumë të konsiderushme parash, në dyqanin e tij për këmbimin valutor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe dhe nisi procedimi penal për shtetasin Dh. Z., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në fshatin Gjormë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sot, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia 3”, shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.