DVP Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një motomjet, i cili nga verifikimet rezulton se është vjedhur në Itali. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin grek M. Y., 24 vjeç, banues në Athinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve G. P., 43 vjeç dhe L. T., 34 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.