Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. Ll., se 57-vjeçari ka përfituar prej tij, nëpërmjet mashtrimit, një apartament.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin I. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende, në banesat e 3 shtetasve, në Vlorë.
—
Po nga kjo strukturë u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja R. B., se në institucionin (shkollë) ku ajo është e punësuar, janë vjedhur 5 dyer. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi D. S., se në datën 23.08.2021, gjatë natës, janë vjedhur sende me vlerë dhe një shumë parash, në dhomat e biznesit (hotel) që ky shtetas administron, në Radhimë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.