DVP Vlorë – Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 50 vjeç, banues në Radhimë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka prishur një sipërfaqe muri, në një pallat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. Xh., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin Xh. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi më datën 04.07.2022, ka kallëzuar shtetasja B. D., punonjëse në Poliklinikën Qendrore të Vlorës, se është dëmtuar dera e brendshme e kësaj poliklinike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 04.07.2022, shtetasi K. Sh., 62 vjeç, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin O. Sh., 25 vjeç, banues në Fier. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.