DVP Vlorë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. L., 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasin L. A., 68 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe toke (truall), shtetasit B. S., 56 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.