Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin G. Rr., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Rruga e Aviacionit”, ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasin K. L., 23 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, shtetasit I. M., 66 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë, dhe shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në Plashnik, Berat, pasi në vendet e quajtura “Maja e Pirë” dhe “Lugu i Konjakut” , Delvinë, kanë kanosur me fjalë dhe kanë mbajtur me forcë kullotën e shtetasve E. Ç. dhe F. Gj.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Selenicë u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasi R. L., 22 vjeç, banues në Ramicë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin V. V., 56 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. V., 43 vjeç, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.