DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. I., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur disa produkte, në një dyqan në lagjen nr. 2.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 20 vjeç, banues në Himarë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 56 vjeç, banues në Gjermani, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.