DVP Vlorë – 2 shtetas në hetim, pasi u kapën me sasi të vogël lënde narkotike kanabis

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 26 vjeç dhe A. G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 04:10, në lagjen “24 maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet në pronësi të shtetasit A. N. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.