DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç (vëllezër), i ka goditur ata, me një mjet prerës. 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve për këtë rast ka nisur procedimi në gjendje të lirë dhe për 51-vjeçarin A. K., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 30 vjeç, pasi është konstatuar duke hedhur nga kamioni, inerte, në bregun e lumit Tërkuzë, në fshatin Çerkezë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. F., 64 vjeç dhe L. F., 39 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait së shtetasit Xh. F., për motive pronësie. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që ai e mbante pa leje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. R., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Në momentin e konstatimit, ai ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofuar një shumë parash, me qëllimin shmangien e ndëshkimit ligjor;

B. B., pasi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues N. K. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

K. R., 27 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me semaforin. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi S. R., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 43 vjeç, sepse ka kanosur gazetarët e emisionit investigativ ”Fiks Fare”, pas transmetimit në këtë emision, më datë 27.01.2025, të një videoje ku shfaqet shtetasi A. Q. duke mashtruar një shtetas tjetër, në lidhje me një akt padi për ta dërguar në gjykatë për zgjidhjen e martesës.

Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gj. U., 59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarërisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, shtetasit A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.